Laçi sfidon Dinamon, rikthehet te fitorja pas disa javëve me rezultat negativ
Laçi regjistori sot një fitore të rëndësishme përballë Dinamos në takimin e luajtur në Kurbin, pasi mposhtën 2-1 blutë e Vanolit, të cilët marrin humbjen e 5-të rresht në kampionat.
Kurbinasit kthehen te fitorja pas javëve me rezultate negative. Guindo shënoi që në minutën e parë të takimit, ndërsa goli i barazimit nga Dinamo do të vinte në pjesën e dytë ku Fejzulla do të debutonte me gol në minutën e 61-të.
Një gol që i dha frymë “nëndetëses blu”, ndërsa në minutën e 88-të mendoi të mbyllte llogaritë e këtij takimi, teksa shënoi me penallti për kurbinasit, të cilët në këtë mënyrë kanë “shkelmuar” blutë në rrugën drejt Kategorisë së Parë.
KOHA JONË SONDAZH

