Laçi shkarkon trajnerin Nica, skuadra barazoi 3-3 me Erzenin në ndeshjen e parë
Sporti E Hënë, 28 Gusht 2023 19:17
Sezoni i ri i Superligës prodhoi “viktimën” e parë. Klubi i Laçit shkarkoi trajnerin Stavri Nica pas barazimit 3-3 me Erzenin. Në një postim në rrjetet sociale, klubi shkruan se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin duke e konsideruar zhgënjyes rezultatin e ndeshjes së parë të sezonit. Superliga është një nga kampionatet ku jetëgjatësia e trajnerëve në pankinë është nga më të ulëtat.
KOHA JONË SONDAZH

