Laçi shokon Kamzën, Vllaznia mund Kukësin dhe shpreson mbijetesën (VIDEO)
Kategoria Superiore ka dhuruar rezultate surprizë në javën e 35-të. Laçi ka fituar 2-1 ndaj Kamzës, duke i dhënë një tjetër shans Vllaznisë për të shpresuar qëndrimin në Superiore për këtë sezon. Rexhinaldo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 2-të, por vendasit barazuan 5 minuta nga fundi me Rezin. Gjithsesi kurbinasit reagojnë sërish duke shënuar golin e avantazhit një minutë nga fundi i kohës së rregullt me Xhixhën.
Vllaznia ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Kukësit. Balde shënoi fillimisht për verilindorët, por shkodranët shënuan dy gola në 6 minuta me Çinarin dhe Kalajën. Diferenca mes Kamzës dhe Vllaznisë mbetet në 2 pikë.
Partizani ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit. Teuta ka shkatërruar 6-2 Lushnjën, ndërkohë që Luftëtari mundi 3-1 Skënderbeun. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

