Laçi triumfon ndaj Partizanit, Colella: Nëse Tirana triumfon, ne jemi jashtë garës për titull
Laçi triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit. Një ndeshje e luftuar dhe me raste deri në momentet e fundit, ku u shënuan plot pesë gola.
Kjo humbje e Partizanit i jep një asist Tiranës që të shkëputet në krye, me bardheblutë që mbajnë vendin e parë me 50 pikë 2 më shumë se të kuqtë dhe kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Laçi ngjitet në vendin e pestë në renditje me 39 pikë. Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar humbjen 3-2 ndaj Laçit.
“Kemi zhvilluar 10 minuta të këqija dhe pësuam golat. Diferencat kanë qenë që ishin mjaft agresivë në këto 10 minuta dhe shënuan. Të vjen keq sepse e përballuam këtë ndeshje shumë mirë“.
Problemet fizike? Nëse do të kishte skuadra probleme fizike nuk do të bënim një pjesë të parë si sot. Nuk është aspak një problem fizik.
Ndeshjet e ardhshme? Nuk do të ndryshoj asgjë. Nëse Tirana fiton, jemi jashtë luftës për titull. Do të luajmë kampionatin tonë dhe më pas të shohim. Nuk do të ndryshojmë gjë.
Ndryshimet taktike? Nuk është se ka ndryshuar skema e lojës deri në 5 minutat e fundit. Ndoshta ka qenë një ndryshim në minutat e fundit kaq i rëndësishëm. Duhet të them që edhe goli i dytë që pësuam ishte nga një luftë individuale e lojtarëve. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndeshja është zgjidhur nga një kontrast që nuk arritëm ta fitonim.
KOHA JONË SONDAZH

