Laçi zhyt në krizë Kukësin, Tirana ndalet edhe nga Bylis dhe shkon -12 nga Vllaznia
Laçi konfirmohet si një nga skuadrat që do të pretendojë për kampionatin këtë sezon, teksa ka arritur që të marrë një fitore të madhe 3-2 ndaj Kukësit. Kjo ishte një disfatë e rëndë për verilindorët, që tashmë e shohin veten në vendin e 7-të, 5 pikë larg nga zona e ftohtë.
Sidën e sotme e zhbllokoi një ish si Musta në minutën e 13-të. Harmon dyfishoi në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në fillimin e së dytës Xhixha realizoi edhe golin e tretë. Taipi rihapi sfidën në minutën e 64-t, ndërkohë që Eze shënoi po me penallti në shtesë, por që do të ishin të pamjaftueshëm.
Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bylisit. Bardheblutë i thonë thuaje lamtumirë titullit, pasi janë 12 pikë larg nga Vllaznia kryesuese. Dalja me karton të kuq e Danso në minutën e 73-të, ia kompliko edhe më shumë sfidën trajnerit Dede.
Kastrioti dhe Skënderbeu dhuruan spektakël, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2. Shkalla shënoi fillimisht për vendasit, por Skënderbeu do të përmbyste shifrat me Mensah dhe Vangjelin. Kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur, Mehmeti vendosi baraspeshën. /R.Lika-Koha Jone/