Lacio-Napoli 1-1, Gianni De Biasi: Lacio e Berisha do të hakmerren
Nën vëmendjen e trajnerit të Juventusit Antonio Conte dhe të trajnerit të kombëtares sonë, Gianni de Biasi, përfundon në barazim 1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, mes Lacios e Napolit, në “Olimpico”. Nga një gol për çdo ekip, me anë të Kloses e Gabbianit në çdo pjesë loje, në një ndeshje të ekuilibruar dhe me emocione, Napoli e Lacio do të diskutojnë një vend në finalen e Kupës së Italisë, më 18 prill në ndeshjen e kthimit që do të luhet në” Sao Paolo”. Conte e ndoqi këtë takim për faktin se Juve luan sot në mbrëmje ndaj Fiorentinës në ndeshjen tjetër të parë gjysmëfinale dhe pretendon një vend në finalen e Kupës së Italisë, ku në rast kualifikimi do të përballet me një nga dy ekipet e tjera, gjysmëfinale. Trajneri Gianni de Biasi ndoqi nga afër kuqezinjtë e Lacios, Berisha e Cana, e u shpreh i sigurtë se: “Lazio e Berisha do të mund të hakmerren për humbjen e fundit me Napolin”, duke besuar kështu se lacialët do të jenë finalistë të Kupës së Italisë.- “Lazio është në momente të mira, kjo pasi edhe trajneri Pioli po punon shumë mirë. Mendoj se të dy trajnerët i japin vlera kësaj gare dhe duan me çdo kusht për të shkuar në finalen e Kupës së Italisë. Sipas mendimit tim ka baza për të parë një ndeshje të madhe mes dy ekipeve, me cilësi të shkëlqyer. Lazio është shumë e motivuar për të arritur rezultate. Përveç kësaj, dëshira për t’u “hakmarrë” pas humbjes në kampionat do të jetë një motivim shtesë. Berisha do të mund të shihet në një mënyrë të ndryshme nga sa e pamë në atë ndeshje. Ai është një portier i madh, me një dëshirë për të provuar vlerat e tij. Ka një përgjegjësi të madhe,” – theksoi trajneri de Biasi, ndërkohë që portieri Etrit Berisha mori vlerësime për paraqitjen e bërë në ndeshjen ndaj Napolit.
KOHA JONË SONDAZH

