Laicio “prek” zonën Champions, dhuron spektakël dhe mund Interin në pjesën e parë (VIDEO)
Lacio e ka mbyllur në avantazh 2-1 ndaj Interit pjesën e parë në duelin vendimtar që do të përcaktojë ekipin që do të shkojë në Champions.
Bardhekaltrit e nisën furishëm ndeshjen duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9-të me Perisiç që devijoi një goditje të Marusiç. Interi barazoi në minutën e 29-të me D’Ambrosion, por Lacio gjeti dhe golin e avantazhit 5 minuta nga fundi i pjesës së parë me Felipe Anderson.
Braziliani kthehu në gol një kundërsulm fantastic, duke mposhtur portierin Handanoviç.
KOHA JONË SONDAZH

