Lajm fantastik nga Turqia, përmirësohet gjendja e portierit Rustu
Përmirësohet gjendja e Rustu Recber, ish-portieri turk i Barcelonës, i shpallur portieri më i mirë në botë në vitin 2003. Prej ditës së diel ai është shtruar në spitalin e Stambollit, pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.
Sipas mjekëve kura e përdorur në orët e fundit ka dhënë efekte pozitive, teksa 46-vjeçari ka shfaqur përmirësime të dukshme, por sërish mbetet në izolim. Ditën e djeshme gjendja e tij ishte e rëndë.
Rustu, ka luajtur për shumë vite te Fenerbahce dhe Besiktas, ndërkohë që doli pozitiv ndaj Covid-19 pas një udhëtimi në Amerikë. Zgjedhja e tij për të mos u izoluar pas rikthimit, ngjalli edhe shumë kritika në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/