Lajm i hidhur nga Kroacia, futbollisti 26-vjeçar i jep fund jetës

Një lajm i hidhur vjen nga Kroacia, teksa ish-lojtari i Hajduk Split, Ivo Tomas, ka ndërruar jetë para pak ditësh.

Sipas mediave kroate 26-vjeçari ka vrarë veten, në kushte të cilat ende nuk dihen.

Pavarësisht dyshimeve për vetëvrasje, kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dhe policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ivo Tomas e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Hajduk Split në 2007, me të cilët qëndroi deri në vitin 2015, duke u aktivizuar edhe në 29 ndeshje, ku shënoi 4 gola.

 

SHKARKO APP