Lajm i mirë për Asllanin, Calhanoglu kërkon largimin nga Interi

Interi përballet me një tjetër dosje të nxehtë në merkato: ajo e Hakan Çalhanoglu, i cili po shton presionin për t’u larguar drejt Galatasarayt. Sipas asaj që raporton “Il Giornale”, mesfushori turk i ka kërkuar drejtuesve të zikaltrëve që ta lejojnë të largohet për një shumë më të ulët nga ajo që ka kërkuar deri më tani klubi italian.

Çalhanoglu, i cili iu bashkua Interit në vitin 2021 me parametër zero nga rivali Milan, është një prej elementëve më të dashur për tifozët dhe ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit dhe shokët e skuadrës.

Por dëshira e tij për t’u kthyer në Turqi, konkretisht te Galatasaray, është bërë tashmë e njohur publikisht. Ndërkohë, Interi nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë dhe vijon të kërkojë 35-40 milionë euro për kartonin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fanellën zikaltër, mesfushori 31-vjeçar ka regjistruar 182 ndeshje zyrtare, duke shënuar 38 gola: 28 në Serie A, 6 në Champions League, 3 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë. Në karrierën e tij ka luajtur më parë për Milanin, Bayer Leverkusenin, Hamburgun dhe Karlsruher SC, si dhe është një nga shtyllat e përfaqësueses së Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata mbetet e hapur, por sinjalet e fundit tregojnë se largimi i Çalhanoglus nga “San Siro” është gjithnjë e më i afërt. Nëse Interi vendos të zbresë kërkesat financiare, marrëveshja me Galatasaray mund të konkretizohet brenda pak ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?