Lajm i mirë për Kombëtaren, Broja rikthehet në stërvitje te Southampton

Armando Broja do të jetë gati për Southampton për ndeshjen e FA Cup, kundër Manchester City. Sulmuesi mori një goditje në sy gjatë duelit kundër Watford.

Në atë moment pati frikë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, por nuk ka asgjë serioze dhe kjo konfirmohet dhe nga fakti që ai ka dalë në stërvitje.

Broja duket mirë dhe trajneri Hasanhuttle mund ta llogarisë për të luajtur në fundjavë. Ky është një lajm shumë i mirë dhe për Kombëtaren për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, ndaj Spanjës më 26 mars dhe tri ditë më pas kundër Gjeorgjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?