Lajm tronditës/ Kampionia shqiptare e botës pozitive me doping

Lajmet e fundit që vijnë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes janë tronditëse. Romela Begaj, e cila vetëm një muaj më parë u shpall kampione bote, ka rezultuar pozitive me doping.

Peshëngritësja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze në Botërorin që u zhvilluan në SHBA më dhjetor të ku shënoi emrin me germa të arta në historinë e botës dhe atë shqiptare. Në stilin e shkëputjes ajo u rendit e para duke fituar medalje ari.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas asaj të viti 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama
Presidenti i Federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza është shprehur i shqetësuar nga situata.

Ai ka deklaruar për Panorama Sport se ka bindjen se peshëngritësja Romela Begaj është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar Gjoza për gazetën!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?