Lajme fantastike për Juventusin, Ronaldo më në fund mposht Covid-19
Lajme të mira për Juventusin dhe Critiano Ronaldon. Pa 19 ditësh, më në fund portugezi ka arritur që të fitojë betejën me Covid-19, pasi tamponi i kryer së fundi nga portugezi, ka rezultuar negativ. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardhezi nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku saktëson se pas tamponit negativ, njerëzit përkatës kanë nisur punën për të plotësuar dosjen shëndetësore dhe për të marrë miratimin për të luajtur.
Portugezi pritet të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos për sfidën e të dielës ndaj Spezias, ndonëse nëse do të luajë apo jo nga minuta e parë, është një vendim që i takon trajnerit. Cristiano Ronaldo rezultoi i infektuar nga koronavirusi në prag të ndeshjes mes Portugalisë dhe Suedisë, ndërsa prej 19 ditësh ka qëndruar në karantinë në shtëpi, ku natyrisht që nuk e ka ndalur për asnjë moment stërvitjen.