Lajme fantastike për Liverpoolin, Salah dhe Van Dijk gati për finalen e Championsit

Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah janë drejt rikuperimit nga dëmtimi për të qenë të gatshëm për finalen e Champions League kundër Real Madridit, më 28 maj.

Konfirmimi për rikuperimin e dy yjeve të skuadrës erdhi nga trajneri Jürgen Klopp, i cili foli gjithashtu dhe për gjendjen e Joe Gomez dhe mesfushorit Fabinho.

“Situata duket pozitive, lojtarët që kanë patur probleme, Van Dijk, Salah dhe Fabinho janë në rrugën e duhur për tu rikuperuar. Megjithatë stafi mjekësor do të vendosë nëse dikush prej tyre mund të jetë gati prej kësaj fundjave. Do të më pëlqente që të paktën të dielën ti kishim në stol, por nuk e di nëse do të jetë e mundur”, tha Kloop.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi Van Dijk dhe Mohammed Salah u dëmtuan në finalen e FA Cup, të fituar me penallti përballë Chelsea. Fabinho pësoi një lëndim muskulor disa ditë më parë, në ndeshjen kundër Aston Villa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?