Lajme të këqija për Interin, Lautaro dëmtohet te Argjentina
Interi merr aspak lajme të mira nga pushimi i ndeshjeve të Kombëtareve. Lautaro Martinez do të lërë grumbullimin me kombëtaren argjentinase, duke humbur kështu të dyja sfidat e marsit me kampionët e botës në fuqi, ato ndaj Uruguait dhe Brazilit.
Shkak është bërë një dëmtim muskulor i sulmuesit të Interit në bicepsin femoral. Sipas La Gazzetta dello Sport , Lautaro do të rikthehet në Milano, aty ku do të mbahet i observuar nga mjekët e skuadrës së Interit.
Ai pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të kuptuar më shumë gjendjen e tij dhe se kur mund të rikthehet të jetë i gatshëm për Simone Inzaghin.
