Lajme të këqija për Medon Berishën, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin

Mesfushori i kombëtares, Medon Berisha ka mbyllur sezonin. Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij, US Lecce, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Sipas komunikatës, Berisha është lënduar gjatë një seance individuale stërvitore, teksa ishte në fazën e rikuperimit nga një dëmtim i mëparshëm.

“Lecce njofton se lojtari Medon Berisha pësoi një dëmtim në muskulin e djathtë të femurit të pasëm gjatë seancës stërvitore individuale të së shtunës së kaluar. Kontrollet instrumentale të kryera sot zbuluan një këputje në tendinin e djathtë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Më tej, sqarohet se dëmtimi i ri ka ndodhur në një zonë të ndryshme nga ajo e mëparshmja, dhe në një moment kur lojtari po kryente një program të kujdesshëm atletik, pas rezultateve pozitive në testet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha pritet të udhëtojë drejt Finland, ku do t’i nënshtrohet një konsultimi me profesorin Sakari Lempainen, për të vlerësuar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni, nëse konfirmohet, mund të kryhet menjëherë ditën pas konsultës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?