Lajme të këqija për Napolin, dëmtohet keq mesfushori i njohur para sfidës me Juven

Nuk ka aspak lajme të mira për Napolin në prag të ndeshjes së madhe ndaj Juventusit, e programuar për t’u luajtur të dielën në Maradona. Klubi i Të Kaltëve ka njoftuar zyrtarisht se Stanislav Lobotka ka pësuar një tjetër dëmtim, duke komplikuar akoma më shumë planet e trajnerit Antonio Conte.

Në komunikatën e klubit thuhet: “Gjatë fazës së aktivizimit para ndeshjes së djeshme, Stanislav Lobotka pësoi një ndjesi të fortë muskulore në tibialin e pasmë të këmbës së majtë. Futbollisti ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit.”

Për mesfushorin sllovak, ky është dëmtimi i dytë sezonal. Më herët ai kishte vuajtur një problem në aduktorë që e detyroi të mungonte në katër ndeshje mes kampionatit dhe Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e Lobotkës e çon mesfushën e Napolit drejt një emergjence të vërtetë. Sllovaku u bashkohet De Bruyne, Anguissas dhe Gilmour, të cilët janë ende jashtë fushave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin, Elmas mbetet i vetmi lojtar i gatshëm për të formuar çift me McTominay në qendrën e mesfushës, duke e vendosur Conten përpara një situate të vështirë vetëm pak ditë para duelit vendimtar me Juventusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?