Lajme të mira për Brojën, do të jetë gati për sfidën e radhës

Armando Broja, pësoi një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes së Premier League kundër Bournemouth të shtunën e kaluar. Pas vetëm 32 minutash lojë, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dhembjeje në shpinë.

Megjithatë, mjekët e Evertonit kanë konfirmuar se lëndimi është i lehtë dhe se nuk do të ketë ndikim në rikuperimin e tij afatgjatë. Raportet nga Anglia sugjerojnë se Broja do të jetë jashtë për ndeshjen e Kupës kundër Peterborough të enjten, ndërkohë që mjekët kanë rekomanduar pushim dhe kujdes të mëtejshëm.

Me shumë mundësi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, në përballjen me Fulham në fundjavën e ardhshme. Stafi mjekësor i Everton ka deklaruar se, pas ekzaminimeve të detajuara, duket se lëndimi është i lehtë dhe se Broja do të rikuperohet shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Lajme të mira për Brojën, do të jetë gati për sfidën e radhës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?