Lajmi i madh nga Holanda, ish-mesfushori i Ajax del nga koma
Abdelhak Nouri, mesfushori i Ajax, që u fut në koma pas një infarkti gjatë një ndeshje kundër Werder Bremen është kthyer në shtëpi tek familja e tij. Një hap i vogël përpara në një situatë shumë të komplikuar, pas dëmeve të rënda cerebrale të pësuara.
Sipas asaj që bën të ditur i vëllai Abderrahim, Nouri është i ndërgjegjshëm e mundohet të komunikojë me gjest të vogla, por nuk arrin të lëvizë.
“Tani është i ndërgjegjshëm, fle, ushqehet, por nuk ngrihet nga krevati. Ka forma të vogla komunikimi, por lodhet shpejt. Për të është diçka e mirë që do të jetë në ambient familjar, flasim me të, shohim edhe ndonjë ndeshje në tv e duket se i pëlqen, ndonjëherë duket se emocionohet e buzëqesh.
Kjo është një provë shumë e vështirë për ne, por po bëjmë më të mirën e duam të kujdesemi për të në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shpjeguar i vëllai i mesfushorit në një intervistë për programin holandez De Wereld Draait Door.