Lajmi i madh nga Spanja, shërohen nga Covid-19 10 lojtarët e Valencias

Futbollistët e Valencias të cilët rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, janë shëruar. Lajmi është dhënë së fundmi nga gazeta spanjolle “Marca”,sipas së cilës futbollistët e kanë kaluar periudhën e karantinimit.

Bëhet fjalë për 10 futbollistë të cilët tashmë kanë rezultuar negativ në testin e fundit. Identiteti i tyre është mbajtur i fshehtë, ndërkohë që deri më tani janë publikuar vetëm emrat e Malaga, Garay dhe Gaya në mediat iberike. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?