Lajmi i madh për Manajn, sulmuesi tjetër i Barcelonës dëmtohet rëndë dhe mbyll sezonin
Nuk kanë fund lajmet e këqija nga infermieria për Barcelonën. Klubi blaugrana ka njoftuar se fundmi në faqen zyrtare se Ousmane Dembele ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Francezi ka një këputje të tendinës së bicepsit femoral në këmbën e djathtë, një dëmtim i cili është shumë i rëndë. Pikërisht për këtë shkak, lojtari pritet të qëndrojë larg fushave të blerta për një periudhë të gjatë, e cila mund të jetë edhe deri në fund të sezonit.
Pas Suarezit, tashmë Setien humb një tjetër futbollist, duke iu limituar kështu zgjedhjet në sulm. Kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për Rey Manajn, i cili pasi ka kryer stërvitjet me ekipin e parë të Barcelonës, tashmë të ketë mundësinë për të luajtur ose për të qenë në pankinë me ekipin e parë.