Lala në shortin e Conference League: I lumtur që do të zhvillohet finalja në Tiranë
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-ave të Europa Conference League, kompeticioni më i ri europian dhe që finalen e parë do ta luajë në Tiranë, në stadiumin Air Albania.
Legjenda e kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala në një prononcim të shkurtër para se të niste “ankthi” i goglave, u shpreh i lumtur që një finale europiane do të luhet në Tiranë, ndërsa veçoi edhe tre skuadrat favorite sipas tij.
“Jemi shumë të lumtur që do të organizojmë një kompeticion të tillë në Tiranë. Europa Conference League, është një mundësi për skuadrat e vogla që të bëjnë mirë në këtë kompeticion të ri dhe të arrijnë suksese. Si favorite mendoj se Roma, Marseille dhe Leicester kanë diçka më shumë dhe mund të arrijnë larg”, u shpreh Lala.
KOHA JONË SONDAZH

