Lampard feston më shumë se ç’duhet fitoren ndaj Newcastle, thyen dorën

Everton siguroi një fitore plot vuajtje përballë Neëcastle. Skuadra nga Liverpuli fitoi 1-0 falë golit të nigerianit Iwobi në minutën e nëntë shtesë. Tre pikë jetike për Evertonin, që luajti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të brazilianit Allan 7 minuta nga fundi. Trajneri anglez e festoi gjatë triumfin, madje theu edhe dorën pas golit të fitores.

“Kam thyer dorën gjatë festimeve. Kockat e mia duhet të jenë goxha të buta, por nuk e mbaj mend kur u lëndova. Ishte një natë e mrekullueshme dhe ne kemi nevojë për këto net. Lojtarët po ringrihen falë shpirtit dhe bashkimit me njëri-tjetrin”, deklaroi pas ndeshjes trajneri 43-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?