Lampard: Havertz blerje e madhe, ka stil unik!
Frank Lampard është shumë i kënaqur me merkaton e bërë nga drejtuesit, teksa ka komentuar edhe afrimin e fundit Kai Havertz.
Në një intervistë trajneri i Chelsea-t ka thënë fjalët më të mira për 20-vjeçarin e afruar nga Bayer Leverkusen, duke nënvizuar se Havertz i kujton shumë ish-shokun e skuadrës gjermanin tjetër Michael.
“Havertz është një blerje e madhe e klubit tonë. E ndiqja me kujdes prej shumë kohësh këtë lojtar. Ai si Ballack? Michael ka qenë një futbollist shumë i mirë, kemi kujtime të shkëlqyera nga ai, por secili ka karakteristikat e veta. Kai ka stilin e tij unik, jam shumë entuziast që do të punoj me të dhe mezi po pres“, deklaroi trajneri i Chelsea.