Lampard thumbon Mourinhon: Fliste më shumë me arbitrin, se sa me lojtarët e tij
Në super sfidën e mbrëmjes së djeshme mes Tottenhamit dhe Chelsea-t, u shoqërua me debat mes dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Frank Lampard. Pas ndeshjes strategu i Bluve të Londrës nuk i kurseu kritikat ndaj kolegut të tij.
“Mourinho po fliste më shumë me gjyqtarin sesa me lojtarët e tij, kështu që ishte vetëm një moment keqkuptimi. Unë shkoj mirë me Mourinhon dhe besoj se edhe ai ma aprovon këtë. Kam respekt të madh për të pavarësisht debatit që patëm. Mendoj se ai po e ndjente shumë presionin e pjesës së parë dhe sidomos rezultatin. Gjithçka u sqarua, dhe ishim mirë në fundin e ndeshjes”, deklaroi Lampard.