Lamtumira e një epoke/ Edmond Hasanbelliu jep dorëheqjen pas 26 vitesh në krye të Teutës
Një kapitull historik mbyllet për Teutën e Durrësit. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i klubit pas 26 vitesh në krye të skuadrës durrsake, duke u larguar si presidenti më jetëgjatë në historinë e Superiores.
Që nga janari i vitit 1999, Hasanbelliu ka qenë figura qendrore e Teutës, duke udhëhequr ekipin në mbi 1100 ndeshje dhe duke shkruar faqe të rëndësishme të historisë së klubit.
Në deklaratën e tij, ai theksoi: “Pas një periudhe të gjatë përkushtimi, kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time, në kërkim të mundësive të reja personale dhe profesionale. Jam mirënjohës për bashkëpunimin me shumë individë të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve dhe besoj se klubi do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim në rrugën e suksesit.”
Gjatë presidencës së tij, kulmi i suksesit erdhi në vitin 2021 me fitimin e titullit kampion, ndërsa në vitet e drejtimit të tij Teuta fitoi gjithashtu tre Kupa të Shqipërisë dhe dy Superkupa.
Dorëheqja e Hasanbelliut shënon fundin e një epoke për klubin e Twutws dhe hap një fazë të re për të ardhmen në futbollin shqiptar.
Mesazhi i Dukës
Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu!
26 vite kontribut te Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë.
Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport.
Suksese në rrugëtimin e radhës!
KOHA JONË SONDAZH

