Laporta: Arbitrat po na ndëshkojnë, lojtarët e Realit hidhen si në pishinë

Humbjet e rënda në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey ndaj Atlético Madrid dhe disfata kundër Girona në kampionat kanë rritur tensionin te Barcelona. Në këtë klimë ka reaguar presidenti Joan Laporta, i cili ka ashpërsuar qëndrimin ndaj arbitrimit.

Gjatë një eventi në Girona, Laporta deklaroi se vendimet e gjyqtarëve e kanë dëmtuar shpesh klubin katalanas dhe paralajmëroi se mund të bëjë publikë emrat e atyre që, sipas tij, po penalizojnë Barcelonën.

Ai theksoi se problemi është i përsëritur dhe i dukshëm, ndërsa shtoi se skuadra duhet të reagojë në fushë duke përmirësuar lojën dhe duke u forcuar si grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti blaugrana nuk kurseu as rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duke lënë të kuptohet se disa skuadra trajtohen me favore në situata të ngjashme. Me tone ironike, ai komentoi edhe sjelljen e lojtarëve madrilenë, duke thënë se “janë mësuar të hidhen në pishinë dhe të notojnë shumë mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Laporta shtoi se klubi po vepron në mënyrë institucionale, duke i dërguar letra argumentuese federatës dhe duke kërkuar sqarime për episode të diskutueshme, mes tyre rasti me Jules Koundé dhe një penallti të diskutuar me Lamine Yamal.

Në fund, kreu i Barcelonës u ndal edhe te e ardhmja e legjendës së klubit Lionel Messi. Sipas tij, argjentinasi mbetet gjithmonë i mirëpritur në klub dhe meriton një homazh të madh, madje edhe një statujë, njësoj si ikonat historike László Kubala dhe Johan Cruyff.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?