Laporta ka gati planin për të marrë Haaland te Barcelona në vitin 2026

Që nga rikthimi i tij në presidencën e Barcelonës, Joan Laporta është i vendosur ta rikthejë klubin në lavdinë e dikurshme përmes yjeve botërorë. Mes shumë emrave të lidhur me “blaugranat”, njëri nuk është zhdukur kurrë nga lista e tij: Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester City shihet si pasuesi natyral i Robert Lewandowskit, i cili po i afrohet fundit të aventurës së tij në “Camp Nou”.

Sipas “El Nacional”, Laporta po e mban gjallë “obsesionin Haaland” dhe beson se viti 2026 mund të jetë momenti ideal për të bërë një lëvizje. Atëherë kontrata e Lewandowskit, i cili do të jetë 37 vjeç, përfundon dhe Barça do të ketë nevojë urgjente për një lider të ri në repartin ofensiv.

Edhe pse polaku vazhdon të tregojë nivel të lartë,sezonin e kaluar shënoi 42 gola, drejtuesit nuk parashikojnë rinovim, pasi dëshirojnë ta ringjallin repartin e sulmit me një profil më të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë panoramë janë përmendur edhe emra të tjerë si Julián Álvarez, tashmë pjesë e Atlético de Madrid, por ëndrra e Laportës mbetet Haaland: një lojtar që bashkon forcën, golat dhe magnetizmin e marketingut në një figurë të vetme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pengesa është e qartë: Haaland ka kontratë me Manchester City deri në 2034, me një pagë rreth 400 mijë £ në javë. Në rinovimin e fundit, klauzolat e lirimit u eliminuan, duke e bërë transferimin një operacion financiar gjigant, përtej mundësive aktuale të Barcelonës.

Megjithatë, Laporta shpreson se projekti sportiv dhe hapja e stadiumit të rinovuar “Camp Nou” mund ta tundojnë norvegjezin në vitin 2026. Në një klub që ka qenë i detyruar të shkurtojë shpenzimet dhe të mbështetet tek talentet e akademisë si Lamine Yamal dhe Cubarsí, objektivi Haaland mund të duket i paarritshëm. Por Laporta e ka treguar më parë se nuk frikësohet nga sfidat e pamundura.

Laporta ka gati planin për të marrë Haaland te Barcelona në vitin 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?