Laporta kërkon të bindë Messin për rinovimin duke transferuar Haaland
Joan Laporta kërkon të bindë sulmuesin Leo Messi të vazhdojë karrierën te Barcelona, pasi siç dihet kontrata i përfundon më 30 qershor të vitit 2021. Kapiteni i katalanasve kishte kërkuar largimin verën e shkuar, por klubi nuk ia lejoi.
Laporta nuk mund të ofrojë atë që mund të japin disa klube të tjera, por po planifikon ta bindë duke i ofruar Messit një të ardhme në klub edhe pasi të mbyllë futbollin, në rolin e ambasadorit.
Laporta po mendon ta bindë argjentinasin duke bërë një goditje të madhe, për ta nxitur të pranojë. Jordi Basta në programin “El Mon” në RAC1 është shprehur Erlind Haaland është “karremi” për të bindur Messin të nënshkruajë.