Laporta mahnitur nga Lamine Yamal: Është lojtari më i mirë në botë për momentin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur hapur admirimin e tij për yllin e ri të klubit, Lamine Yamal. Talent i pastër i dalë nga akademia e famshme “La Masia”, Yamal, në moshën vetëm 18-vjeçare, ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve dhe të bëjë të ëndërrojë një klub të tërë për të ardhmen.

Në një intervistë për CNN, Laporta u ndal edhe tek krahasimet e pashmangshme me Lionel Messin, por ishte i qartë: “Leo është Leo dhe Lamine është Lamine”. Sipas tij, Messi mbetet lojtari më i madh i të gjitha kohërave, por në aktualitet, ai nuk ka asnjë dyshim: “Lamine, për momentin, është lojtari më i mirë në botë”.

Laporta vlerësoi maturinë dhe personalitetin që Yamal ka treguar në një moshë kaq të re, duke e quajtur “një gjeni të vërtetë të futbollit”. Ai theksoi rëndësinë që ka për klubin të mbrojë dhe të rrisë me kujdes këtë talent të rrallë: “Detyra jonë është ta mbrojmë, t’i ofrojmë stabilitet dhe të shmangim presionet e panevojshme. Ka një talent unik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Barcelonës nuk harroi të shprehë edhe optimizmin për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. “Kemi një skuadër që mund të fitojë gjithçka”, përfundoi ai, duke konfirmuar ambiciet e larta të katalanasve për të rikthyer lavdinë në Camp Nou.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?