Laporta: Nuk e përjashtoj rikthimin e Messit dhe Iniestas te Barcelona
Ardhja e Dani Alves duket se ka rikthyer entuziazmin te skuadra e Barcelonës. Presidenti Joan Laporta është shfaqur shumë i lumtur për ardhjen e futbollistit brazilian. “Dani përfaqëson shpirtin dhe karakterin”, tha ai në të njëjtën fushë në Camp Nou. Më pas ai foli sërish në konferencën për shtyp.
Një nga pyetjet që ka bërë tifozët katalanas të ëndërrojnë ka qenë në lidhje me një rikthim të mundshëm të Leo Messit dhe Andres Iniestas të cilën presidenti nuk e përjashtoi.
“Unë nuk e përjashtoj këtë. Ka ndodhur me Danin. Dua ta falënderoj sepse ai e ka parë situatën e klubit dhe dëshiron të vijë për të ndihmuar. Gjithashtu e falënderoj atë për një përpjekje ekonomike. Do mundohemi ta përmbysin këtë situatë, por tani ai ka bërë këtë përpjekje Është për t’u vlerësuar.
Ata janë njerëz që e kanë bërë këtë klub të madh. Messi dhe Iniesta janë spektakolar, nuk mund ta parashikoj të ardhmen, ata ende luajnë, por ata e kanë bërë klubin shkëlqyeshëm, ne i mbajmë gjithmonë parasysh, megjithëse tani ata kanë një kontratë aktuale me klube të tjera dhe duhet ta respektoni atë, por në jetë nuk e dini kurrë,” deklaroi Laporta.
KOHA JONË SONDAZH

