Lara Colturi, kampione e Botës në ski. Rama: U natyralizua shqiptare se u dashurua me këtë vend
Lara Colturi, e cila sapo është shpallur Kampione e Botës në ski, shkoi në Austri për Shqipërinë dhe kryeministri Edi Rama, thotë se u natyralizua shqiptare se u dashurua me këtë vend.
”Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”,-shkruan Rama.