Largimi i Agollit, njihuni me kapitenin e ri të Kombëtares
Trajneri Kristian Panuçi doli sot në konferencë për shtyp, teksa konfirmoi se kapiteni Agolli mund të mos grumbullohet më në Kombëtare për shkak të moshës. Strategu italian konfirmoi dhe se kush do të jetë pasuesi i tij.
“Ai që ka më shumë prezenca në Kombëtare, do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtar është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë i bëni vetë kush do jetë kapiteni i ekipit kombëtar për ndeshjen e së hënës ndaj Norvegjisë”, u shpreh Panuçi në daljen për mediat.
Në këtë mënyrë duke i hedhur një sy numrit të ndeshjeve të futbollistëve kuqezi, rezulton se futbollisti me më shumë ndeshje është Etrit Berisha. Gardiani që luan me skuadrën e Atalantës në Itali ka zhvilluar deri më tani 47 ndeshje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

