Largimi i mundshëm i Gimenez, reagon agjentja e tij: Janë vetëm thashetheme!
Mes zërave që e lidhin Samuel Chukwueze, Yunus Musah dhe Alex Jimenez me një largim të mundshëm nga Milani, vjen një reagim i fortë për situatën e Santiago Gimenez. Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, ka hedhur poshtë çdo spekulim për një transferim të sulmuesit meksikan.
“Gimenez nuk është duke u larguar nga Milani dhe nuk do të shkojë askund, – u shpreh Pimenta. – Mund të garantoj se çdo thashethem që ka qarkulluar deri tani është i pavërtetë. Santiago do të mbetet te Milani.”
Deklarata e saj përforcon edhe mesazhin e fundit të vetë lojtarit, i cili pak para nisjes së sezonit të ri shkroi në rrjete sociale: “E vetmja e vërtetë është se po nis Serie A. Do të jetë një sezon i pabesueshëm. Forza Milan.”
Në pritje të zhvillimeve të fundit nga merkatoja, ku emra si Conrad Harder janë përmendur si objektiva të mundshëm, Gimenez mbetet aktualisht ‘numri 9’ titullar i Milanit dhe një pikë kyçe në skemat e trajnerit Max Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

