Largimi i papritur i Zidane, dalin emrat e para që mund ta zëvendësojnë
Zinedine Zidane ka lënë sot drejtimin e Real Madrid, një vendim që ka gjetur që ishte i befasishëm për drejtuesit madrilen. Por menjëherë pas këtij lajmi, në skenë kanë dalë emrat e zëvendësuesve më të mundshëm që të ulen në stolin e fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve për të synuar fillimin e një cikli të ri.
Një nga emrat më të përfolur prej kohësh për të marrë drejtimin e Realit është ai i Joakim Lëv. Trajneri i Gjermanisë ka qenë gjithmonë një objektivi për Fiorentino Perez, por ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022 me Gjermaninë. Situata mund të ndryshojë pas Botërorit, në varësi të asaj që ndodh në Rusi. Një tjetër alternativë e mundshme, shihet edhe Arsen Venger, i cili në të kaluarën ka refuzuar të marrë drejtimin e Realit.
“Los Blancos” mund të provojë të marrë edhe trajnerin e Totenhem, Mauricio Poçetino, pavarësisht se argjentinasi ka rinovuar kontratën e tij për pesë vitet e ardhshme. Ndërkaq, në listë sipas mediave spanjolle e angleze është edhe treshja italiane Alegri-Konte-Sarri, e përfolur gjithmonë kur ka një pankinë bosh. Në fund zgjidhja mund të jetë ish-mesfushori i madrilenëve Gut, i cili është trajner në akademinë e madrilenëve.
KOHA JONË SONDAZH

