Largimi i parakohshëm i Vokrrit, Thaçi: U prefsh në paqe Kapiten!

Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka tronditur botën sportive.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi shpreh dhimbjen e tij për largimin e Vokrrit. Duke e cilësuar yllin e ndritur të sportit, Thaçi e mbyll mesazhin ngushëllues, me fjalët: ”U prefsh në paqe Kapiten”.

”Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi merr lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prefsh në paqe Kapiten”, shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?