Largimi i Theo Hernandez, Milani hidhet në sulm për mbrojtësin anglez të Gent
Me largimin e mundshëm të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan ka nisur kërkimin për një mbrojtës të majtë që jo vetëm të sigurojë mbrojtje solide, por edhe të ofrojë forcë shtytëse në krah. Një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar francezin është Archie Broën, mbrojtës i ri anglez që luan në Belgjikë me skuadrën e Gent.
Broën, i lindur në vitin 2002, është nën kontratë me klubin belg deri në qershor të vitit 2027. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e lojtarit dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e tij dhe klubin belg për të gjetur formulën më të mirë të transferimit.
Ajo që e bën Broën një profil tërheqës për kuqezinjtë është kombinimi i forcës fizike me një shpejtësi të lartë, element i rrallë për lojtarë me karakteristika të tilla fizike. Mosha e re dhe potenciali për t’u rritur edhe më tej janë gjithashtu faktorë që pëlqehen shumë në ambientin kuqezi.
Një tjetër aspekt pozitiv është edhe kostoja e transferimit: Gent e vlerëson kartonin e tij rreth 10 milionë euro, një shifër mëse e përballueshme për një klub që kërkon të përforcojë skuadrën pa shpenzuar shuma të mëdha.
Në këtë kontekst, operacioni për Archie Broën shihet si një mundësi konkrete dhe e arsyeshme për Milanin, që mund të sigurojë një zëvendësues të ri dhe premtues për krahun e majtë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

