Largimi nga Marseja, Lorik Cana humbet një pornostare (Foto)
Moedelja dhe këngëtarja franceze Clara Morgane, është shfaqur së fundmi si njëra ndër tifozet më të zjarrta që ka skuadra e Olimpikut të Marsejës, në Francë. Ajo në të kaluarën ka qenë edhe aktore pornografike, ndërsa tani duket se ka gjetur kohë të mjaftueshme për të përkrahur skuadrën e zemrës. Por e vështirë do të ishte për të, të mos kërkonte një takim me kapitenin e kombëtares sonë Lorik Cana, nëse ky i fundit do të ishte pjesë e Olimpik Marsejë. Mbrojtësi 30 vjeçar, pas tre viteve në Marsejë, u kthye në një idhull për të gjithë tifozët e kësja skuadre, ku edhe mbante shiritin e kapitenit. Ai kaloi më pas tek Sunderland në Premier League, për t’u kthyer me Gallatasaray në Turqi dhe së fundmi, prej tre sezonesh është bërë pjesë e Lacios në Seria A. Cana, megjithatë nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Francë, tek Marseja, por tashmë i martuar, dhe me shanse të pakta të takohet me Clara Morgane.
KOHA JONË SONDAZH

