Lautaro dëmtohet me Argjentinën dhe rrezikon sfidën ndaj Lazios

Në shtëpinë e Interit ka alarm për gjendjen e Lautaro Martinez. Sulmuesi i zikaltërve mungoi ndaj Paraguait për një problem muskulor. Në fakt nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por për lodhje për shkak të impenjimeve të shumta.

Për këtë fakt ai pritet të mungojë me Argjentinën edhe në duelet ndaj Uruguait dhe Perusë si dhe është në dyshim për Interin për duelin ndaj Lazios.

Zikaltrit me shumë mundësi nuk do ta rrezikojnë ndaj dhe mund ta ulin në stol ndaj bardhekaltërve. Correa, Vidal, Sanchez dhe Vecino gjithashtu janë të impenjuar në kombëtaret e tyre dhe do të jenë në luftë më kohën për të qenë të gatshëm për sfidën e 16 tetorit ndaj Lazios. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP