Lautaro i hapur për të kaluar te Barcelona

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez thuhet se pëlqen një transferim të gjiganti katalunas, Barcelona.

Argjentinasi ka treguar formë të lartë në këtë fillim sezoni duke shënuar pesë gola në Serie A dhe shtatë në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Martinez të pëlqehet shumë nga klubet evropiane, e në veçanti Barcelona.

Kampionët spanjollë e shohin 22-vjeçarin si pasardhësin ideal afatgjatë të Luis Suarez në Camp Nou, ndërsa vlera aktuale e lojtarit është mbi 100 milionë euro.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, sulmuesi i Interit është i hapur rreth mundësisë për t’u bashkuar me Barcelonën.

Manchester Unitedi është gjithashtu i interesuar për Martinezin, i cili ka krijuar një partneritet solid me Romelu Lukakun në sulmin e Interit.

SHKARKO APP