Lautaro Martinez: Jam këtu për titullin, rinovimi nuk është problem!

MILAN, ITALY - OCTOBER 06: Romelu Lukaku and Lautaro Martinez of FC Internazionale reacts during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 6, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Lautaro Martinez ka folur për titullin në prag të derbit të Italisë, Inter-Juventus. Argjentinasi ka premtuar besnikëri ndaj klubit zikaltër.

“E dua titullin, po punoj dhe jam këtu për këtë objektiv. Pas shumë viteve të dominimit të Juventusit, këtë vit kampionati është më i ekuilibruar dhe argëtues. E ardhmja? Klubi dhe menaxheri im po flasin për rinovimin, do të gjendet një marrëveshje. Unë ndihem mirë në Milano, jam i qetë.

Ne po luftojmë për një qëllim: të fitojmë. Kur ta bëjmë, do të jetë e mrekullueshme. Kemi pasur një fazë përshtatjeje për lojtarët e afruar së fundmi dhe tani jemi atje ku kemi dashur. Tani duhet të punojmë fort për të qenë gjithnjë e më shumë një ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lukaku? Ndihem mirë me të brenda dhe jashtë fushës, ai është shumë i përulur. Ka një histori të ngjashme me timen, ne nuk vijmë nga asgjë dhe kuptohemi me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Conte? Është një trajner kërkues që punon për të të përmirësuar, siç ndodhi me mua. Ardhja e tij ishte thelbësore për mua. Messi? Në ekipin kombëtar kam fatin të luaj me të, është fantastik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?