Lautaro Martinez: Me ose pa Conten, nuk largohem nga Interi!

Lautaro Martinez nuk ka ndërmend që të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas në një intervistë që ka dhënë së fundmi për gazetën “Libero”, ka konfirmuar se do vijojë aventurën me zikaltërit, me ose pa Conten.

“Në momentin që po kalojmë, e kam të qartë, do të flas me skuadrën dhe do të gjejmë një zgjidhje. Duhet ta kuptojmë të gjithë së bashku. I nervozuar? Përse duhet të jem, në të vërtet ne jemi shumë të qetë.

Jemi shumë të përqendruar në fushë. Shpresoj që Conte të qëndrojë, në këto dy vite të gjithë kemi bërë hapa përpara. Ai më pëlqen, por edhe nëse do të largohet unë jam një futbollist i Interit dhe punoj për këtë klub”, deklaroi argjentinasi.

Lautaro sezonin e kaluar u kërkua me ngulm nga Barcelona, por duket se tashmë është i bindur nga projekti i zikaltërve. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP