Lazio befason ekipet italiane, kërkon të transferojë serbin në Londër

Sergej Milinkovic-Savic pritet të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere, pasi pas një sezoni do i përfundojë kontrata.  Mesfushori i Biancoceleste-s ka ndjekur emrat e mëdhenj italianë, nga Juventusi te Milani dhe Interi, por së fundmi ka pasur zhvillime të reja.

Agjenti i yllit serb, Mateja Kezman, ka nisur të eksplorojë disa hipoteza jashtë vendit dhe sipas gazetës ai do t’ia kishte ofruar mesfushorit Chelsea-t të amerikanit Todd Boehly, një klub në të cilin vetë agjenti kishte luajtur në sezonin 2004-2005, duke fituar një Premier League.

Një shitje e mundshme e Milinkoviç do të mbushte arkat e Lazios, para që janë të nevojshme për të bërë më pas investime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?