Lazio bën gati super kontratën për të “blinduar” Inzaghin
Lazio po mendojnë të rinovojnë kontratën e trajnerit Simone Inzaghi, duke qenë se aktualja përfundon verën e 2021-shit. Presidenti Claudio Lotito dhe Drejtori Sportiv Igli Tare janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga italiani dhe kanë ndërmend t’i ofrojnë një rinovim për 5 sezonet e ardhshme, deri në verën e 2025-ës.
Paga e strategut do të përmirësohet, teksa aktualisht përfiton 2 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re pritet të marrë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset mbi objektivat.
Në këtë mënyrë Lazio do të “blindonte” Inazghin në pankinë, me një kontratë afatgjatë, diçka që ka ndodhur rrallë herë në vitet e fundit në futbollin italian.