Lazio bën goditjen e parë në merkato, prezanton lojtarin brazilian
Lazio me në krye Igli Taren ka arritur të bëjë edhe përforcimin e parë në merkato, teksa ka siguruar shërbimet e ish-lojtarit brazilian të Shakhtar Donetsk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregohet se lojtari mëngjesin e sotëm ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore, teksa pritet vetëm firma që lojtari të quhet zyrtarisht si lojtari më i ri i Lazios.
Marcos Antonio shikohet si zëvendësuesi ideal i Lucas Leiva, tashmë të larguar nga Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

