Lazio-Crotone në rrezik shtyrje, shkak bëhet moti i keq (VIDEO)
Lazio sot në orën 15:00 do të përballet me Crotonen në sfidën e vlefshme për javën e 8 të kampionatit italian. Në orët e fundit rajoni Kalabrisë është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura që mbrëmjen e djeshme dhe parashikimet sinoptikane nuk janë aspak optimiste për orët në vijim.
Kjo pasi pritet që në qytet të fryjë një erë me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, ndaj përballja mes Crotones dhe Lazios, e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Scida” rrezikon të shtyhet.
Mediat italiane raportojnë se të dy skuadrat do të zbresin në fushë në orën 14:00 për të testuar kushtet e terrenit, por fati i ndeshjes së sotme do të varet shumë edhe nga cilësia e drenazhimit në impiantin “Scida”.
Crotone, stamattina: la strada si allaga per un nubifragio e il terreno cede. È un periodo in cui qui in Calabria non ci facciamo mancare niente. pic.twitter.com/rTqWFeLGIW
— Guglielmo Mastroianni (@gumas75) November 21, 2020