Lazio dhe Fiorentina fitore dramatike në javën e parë në Seria A (VIDEO)
Lazio dhe Fiorentina e kanë nisur me fitore dramatike sezonin e ri në Seria A. Bardhekaltrit fituan 2-1 me shumë vuajtje ndaj Bolognës, ndërkohë që vjollcë mundën 3-2 Cremonesen.
Sezoni për Lazion nisi në mënyrën më të keqe pasi pas 6 minutash portieri Maximiano u ndëshkua me karton të kuq. Arnautovic do të shënonte në fraksionin e parë për Bolognën, por Soumaro barazoi numrin e lojtarëve me kartonin e dytë të verdhë. Lazio përmbysi gjithçka me një autogol të De Silvestrit dhe më pas rrjetës së Immobiles.
Mandrogara ndërkohë i dha fitoren Fiorentinës në kohën shtesë pas një gafe të portierit Radu, teksa rezultati ishte fiksuar në 2-2. Bonaventuea dhe Jovic ishin autorët e golave për ekipin vjollcë, që do të vuante jo pak ndaj ekipit të sapongjitu në Seria A. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

