Lazio dhe Roma s’dinë të fitojnë, verdhekuqtë sulmojnë arbitrin pas ndeshjes (VIDEO)
Roma dhe Lazio vazhdojnë të zhgënjejnë në Seria A. Dy skuadrat e kryeqytetit kanë marrë nga një pikë në ndeshjet e tyre respektive.
Lazio barazoi 2-2 në transfertën ndaj Bolognës. Dy gola të Immobiles nuk i mjaftuan skuadrës së Inzaghit. Krejci dhe Palacio shënuan dy herë në portën e Strakoshës, ndërkohë që Corrrea humbi penalltinë vendimtare në fundin e kohës së rregullt.
Roma ndërkohë barazoi 1-1 me Cagliarin. Joao Pedroi zhbllokoi me penallti rezultatin në minutën e 26-të, por Cepittelli dërgoi topin në portën e tij 5 minuta më pas. Në fundin e kohës së rregullt Kalinic shënoi golin e avantazhit për romanët, por arbitri e anuloi me VAR. Pas ndeshjes pati polemika të shumta teksa drejtues të verdhekuqve sulmuan verbalisht arbitrin. Atalanta mundi 3-1 Leccen, duke u ngjitur në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/