Lazio fiton me lehtësi ndaj Cagliarit, afrohet me zonën Champions (VIDEO)
Lazio ka arritur një fitore të lehtë 3-0 ndaj Cagliarit në “Unipol Arena” Immobile zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë dhe shënon golin e tij të 143-të me fanellën e Lazios, duke arritur kështu golashënuesin më të mirë në Serie A të bardhekaltërve, Silvio Piola.
Luis Alberto dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë, ndërsa Felipe Anderson shënon golin e tretë në pjesën e dytë. Lazio merr tre pikë që e afrojnë me zonën Champions, ndërsa Cagliari ndalet pas 5 rezultateve pozitive radhazi në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

