Lazio fiton me “poker” ndaj Genos, Immobile me tripletë parakalon Vlahovic (VIDEO)
Lazio ka arritur një fitore të thjeshtë 4-1 ndaj Genoas. Skuadra e Maurizio Sarri mori pikët e plota dhe ngjitet në vendin e pestë, në pritje të Romës që përballet me Salernitana të vendit të fundit.
Lazio e zhbllokoi ndeshjen me Marusic, i cili realizoi një gol fantastik në minutën e 31-të dhe më pas ia dorëzoi skenën sulmuesit Ciro Immobile. Goleadori shënoi në shtesën e pjesës së parë dhe nuk u mjaftua me kaq.
Ai realizoi edhe dy herë të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes dhe shkon në kuotën e 24 golave dy më shumë se Vlahovic.
Të vetmin gol për Genoan e shënoi mbrojtësi Patric i Lazios, me një autogol në minutën e 68-të të ndeshjes. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

KOHA JONË SONDAZH

